Home / News / Comunicati / Nata e shpresës – takim bamirësie në ndihmë të jetimëve

Nata e shpresës – takim bamirësie në ndihmë të jetimëve

10418182_10152798896663608_4624593615313402715_n

Nata e shpresës

event bamirësie në mbështetje të jetimëve dhe të njërëzve në nëvojë

 

Ishte kjo thirrja që organizata e njohur Islamic Relief (IR)  bëri për muslimanët me banim në Itali. Një tur takimesh në disa nga qytete kryesore duke filluar nga Trento, Torino, Milano e në fund Bologna.

 

Islamic Relief në këtë tur arriti të sensibilizoj një pjesë të mirë të muslimanëve,  ku në fillim ka paraqitur  një përmbledhje të punës së bërë deri më tani dhe projektet e zhvilluara në Afrikën Qëndrore, Palestinë, Siri, etje. Një kujdes të vecant në projektet e tij IR i kushton dhe fëmijëve jetim në të gjithë botën duke i kërkuar dhe të pranishmëve që të bëheshin pjesë e adoptimit në distance të një jetimi.

Në takimin e Milanos morri pjesë dhe një përfaqësi e UAMI-t. Duke përfituar nga rasti përfaqësia UAMI i  shprehu mbështetjen drejtuesve të IR në rrugën e tyre fisnike në ndihmë ndaj njërëzve në nevojë.

2014-11-22-1068

IMG-20141122-WA0010 IMG-20141122-WA0011

Ngelëm jashtëzakonisht të gëzuar  kur në fund të këtij turi eventesh morrëm vesh se ishin mbledhur gjithsej € 775.258,00. Kënaqësia jonë ishte e pamasë pasi me këtë shumë mendojmë se shumë jetim apo njërëz në nevojë do të kenë një mbështetje dhe një ndihmë.

10371968_10152908029614314_5822428294660218115_n

Megjithëse jemi të sigurtë se pjesë e këtij kontributi kanë qënë në mënyrë individuale edhe shumë shqiptar musliman, kemi dëshirën që si UAMI ti bashkangjitemi  kësaj iniciative dhe u bëjmë thirrje të gjithë vëllezërve dhe motrave apo dhe të gjithë bashkëatdhetarëve tanë që duan të japin kontributin e tyre financiar të na kontaktojnë për të marrë informacion në adresën tonë mail;  info@uamionline.it  duke specifikuar kërkesën  “ Nata e shpresës – adopto një jetim”. Mbledhja e kontributeve financiare për të interesuar do të jetë e hapur nga UAMI deri më datë 24 dhjetor 2014 e pas kësaj date do të procedojmë me nisjen e shumës së mbledhur në llogarinë e shoqatës IR.

 

Mos harroni se kjo nisëm është në vecanti për “JETIMET”, prandaj i kujtojmë vetes në rradhë të parë e pastaj të gjithë juve se:

Profeti ( a.s) thotë: “Kush e garanton jetimin do të jetë me mua në xhenet si këto të dy, duke bashkuar dy gishtat e tij, të mesit dhe treguesin”

1485096_10152680333140668_3290732402296900249_n

Uami

L’Unione degli Albanesi Musulmani in Italia è stato fondato nel marzo del 2009 da associazioni e cittadini albanesi residenti in Italia, provenienti dalla Macedonia, Kosovo e Albania, con il fine di coadiuvare i concittadini nella salvaguardia dei valori e delle identità. I fondatori di UAMI hanno considerato le necessità di incentivare e coltivare la conoscenza, l’aiuto reciproco, la coordinazione e la collaborazione tra i musulmani albanesi abitanti in Italia. Per la prima volta la nostra comunità viene rappresentata degnamente a livello nazionale in perfetto sincronismo con le normative e le leggi italiane. A solo un anno dalla creazione, UAMI ha i suoi rappresentanti in 25 diverse città, inoltre sonno affiliati a questa unione 6 associazioni e 3 centri culturali islamici.