Home / Eventi / Convegno / TAKIMI VJETOR UAMI 31 MARS – 2 PRILL 2018 (informacioni i plotë)

TAKIMI VJETOR UAMI 31 MARS – 2 PRILL 2018 (informacioni i plotë)

TAKIMI VJETOR UAMI 31 MARS – 2 PRILL 2018

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se në datat 31 mars -2 prill 2018 do të zhvillohet Takimi XI vjetor UAMI. Vendi i organizmit është në ambientet e strukturës turistike ‘Bella Italia Village’ në bregdetin adriatik, via Centrale 29, 33054, Lignano Sabbiadoro (Udine).

Për të marrë pjesë në këtë event të veçantë treditor nevojitet pagesa e kuotave specifike, sipas mënyrave të shënuara më poshtë, dhe plotësimi i formularit të rezervimeve përpara datës 20 mars 2018.

Kuotat e pjesëmarrjes janë:

• 0 – 3 vjeç, falas
• 3 – 6 vjeç, 25,00 €
• 6 – 13 vjeç 50,00 €
• mbi 13 vjeç
o Anëtar UAMI 2018, 85,00 €
o Joanëtar UAMI 95,00 €
Mënyrat e pagesës:

• Me anë të bankës: IBAN: IT90 Q033 5901 6001 0000 0069 926 – Unione degli Albanesi Musulmani in Italia.
• Cash: pranë përfaqësuesve të UAMI-t në qytetin tuaj.

Regjistrimi konsiderohet i vlefshëm vetëm pasi të keni kryer pagesën. Pagesa e mësipërme përshin hotelin dhe ushqimin duke filluar nga darka e ditës së shtunë 31 mars der në drekën ditës së hënë 2 prill. Të gjitha aktivitetet e tjera gjatë konvenjit (të shënuara në program) janë falas.

 

Aktivitetet:

Takimi tre ditor i UAMI-it është një event ku marin pjesë rreth 300 vetë dhe ftohen ligjërues nga Shqipëria, trevat dhe Italia.

Përvec ligjëratave fetare dhe kulturore takimi përfshin edhe shumë aktivitete të tjera, si turne mini-futbolli, aktivitete enkas për femrat, program zbavitës dhe kulturor për fëmijët, panair, workshope, shëtitje turistike të organizuara në zonë, nje shorte per shkuarjen në Umra falas etj.

Tema qendrore e takimit për këtë vit është “Marrëdhënie besimi”

Ligjëruesit në këtë takim janë:

Massimo Campanini
Tahir Zenelhasani
Hasan Baftijari
Redi Shehu
Gilman Kazazi
Agim Baçi
Besmir Krruta

Na ndiqni:
uamionline.it,

facebook.com/uamiassociazione

youtube.com/uamiassociazione

#convegnouami2018

Transmetim live i ligjëratave në Radio Pendimi

Për informacione:
• E-mail: convegno@uamionline.it
• +39 327 583 5245 (pas orës 18.00)

altin.braka