ConferenzeEventiNews

Duke pritur…Takimin Vjetor UAMI 2016!

 

Es-selamu alejkum!

Në datat 23,24 dhe 25 Prill 2016 zhvillohet takimi i IX-të vjetor i Unionit të Shqiptarёve Musliman nё Itali – UAMI. Edhe këtë vit takimi do tё zhvillohet në hotel VALENTINI – me 4 yje – nё Salsomaggiore Terme (Parma).

Takimi i përvitshëm mbledh shqiptarë nga të gjitha trevat dhe zonat e Italisë për të kaluar së bashku tre ditë të mrekullueshme në shoqërinë e aktiviteteve fetare dhe shlodhëse. Si çdo vit, nuk do të mungojnë ligjëratat nga hoxhallarë dhe intelektual musliman nga Ballkani, italian e të tjerë. Programi përfshin ligjërata, konferencë, workshop, turne futbolli, aktivitete të posaçme për fëmijët, takim i vecantë për gratë, etje. Për të tretin vit rradhazi nuk do mungoj dhe panairi ku mund të gjeni libra dhe artikuj të ndryshëm islam. Gjithashtu këtë vit do të zhvillohet dhe aktiviteti me titull “sofra e ëmble”, kur për pjesmarrësit do të serviren ëmbëlsira tradicionale nga të gjitha trojet shqiptare.

SURPRIZA UAMI 2016!!!!!!!!!!

Këtë vit për pjesmarrësit kemi dhe nje surprizë të vecantë. Jemi te bindur se kjo surprize është një e re e shumëpritur dhe që ka për të bërë të lumtur të paktën një prej pjesmarrësve të takimit vjetor UAMI 2016…… na ndiqni këtu në faqen tonë për tu njoftuar me këtë surprize !!!!!!!!!!

Informacione të mëtejshme në lidhje me temat, të ftuarit dhe programin do të publikohen në këtë faqe në vazhdim.

Na ndiqni.

 

Assalamu aleikom
Nelle date 23-24-25 aprile 2016, UAMI organizza il IX Convegno Nazionale. Anche quest’anno il
convegno si svolgerà presso l’hotel “VALENTINI” a Salsomaggiore Terme (PARMA).
Il Convengo Nazionale riunisce gli albanesi da tutta l’Italia, per passare insieme tre giorni di gioia
e fratellanza in compagnia di svariate attività. Come ogni anno, non mancheranno illustri ospiti
provenienti dai Balcani, Italia ed Europa. Il programma è composto da conferenze, workshop,
attività per bambini, incontri per le donne, torneo di calcetto, ecc. Anche quest’anno non
mancheranno, il GRANDE BAZZAR dove troverete libri, vestiti e tanti articoli di tradizione islamica.
Per il terzo anno consecutivo si organizza anche un rinfresco con dolci tradizionali albanesi.
LA GRANDE SORPRESA UAMI 2016!!!!!
Quest’anno per i partecipanti abbiamo pensato ad una grande sorpresa, la quale la renderemo
pubblica solo successivamente. Convinti che con questa sorpresa vi faremo felici, vi invitiamo a
seguirci negli annunci successivi, che troverete sempre qui, sulla nostra pagina web.

 

 

 

 

 

Show More
Back to top button