Nё datё 25 dhe 26 Janar, nё ambjentet e Insitutit Termal Ettore Baistrocchi, Salsomaggiore Terme në provincën e Parmës, Unioni i Shqiptarёve Musliman nё Itali zhvilloi seminarin me titull “Edukimi i fёmijёve sipas mёsimeve tё Islamit” ku ligjёruan dr. Gherwati Baha i specializuar nё Neuropsikiatri dhe hoxhë Shkёlqim Shtylla i njohur në punën aktive që zhvillon me komunitetin e shqiparëve musliman të Breshias.
Seminari u zhvillua në kuadrin e një cikli zinxhir takimesh që Kryesia e U.A.M.I.-t ka ideuar për tju gjendur sa më pranë anëtarëve të komunitetit shqiptar në Itali në edukimin e fëmijëve, edukim i cili mbetet gjithmonë sfida më e madhe për çdo familje shqiptare në emigracion midis një kulture tjetër e cila veç barrierave integruese ndërkomunitare ngre edhe barriera të brendshme komunitare të cilat manifestohen qartë brenda familjeve shqiptare, muslimane ose jo, në marrëdhënien prind-fëmijë, sidomos kur ky i fundit ka lindur dhe ka marrë një shkollim të qënësishëm në vendin bujtës.
Dr. Baha e nisi diskutimin e parё me temёn “Fёmijёt si vazhdimёsia jonё dhe pёrgjegjёsia e drejtёpёrdrejtё nё trasmetimin e fesё ndёr ta”. Sipas tij shkolla, babai, dhe nёna edukojnё fёmijёn dhe secili kryen pjesёn e tij tё pazёvёndёsueshme nga dikush tjetёr. Atё qe edukon shoqёria nuk mund ta edukojë familja prandaj vizioni i pёrgjithshёm nё analizimin e kёtij fenomeni është kompleks. Dr.Baha theksoi edukimin e nёnёs ndaj fёmijёs ku zanafilla është pikërisht që në konceptim. Ai gjithashtu theksoi se tek njё nёnё mungesa e sigurisë dhe ngrohtёsisë bashkёshortore shkaktojnë nervozizëm dhe frustrim ndaj si pasojё fёmija qё do lind do tё jetё i tillё, nervoz, i irrituar, etj. Dr.Ghrewati e vazhdoi diskutimin e tij duke analizuar qёnien njerzore nё pesё ekuilibra; trupore, mendore, shpirtёror, familjar dhe socialё tё cilat duhet tё jenё nё harmoni me njera-tjetrёn.
Gjithashtu sipas Dr.Bahas tek njeriun ekzistojnё tre dialogje: e para ёshtё me veten, e dyta me tё tjerёt dhe e treta ajo dhe mё e rёndёsishme, me Zotin, Krijuesin. Dialogu i fundit ёshtё shumё i rёndёsishёm nё tё cilёn njёriu duhet te jetё nё njё kontakt tё vazhdueshёm nёpёrmjet obligimeve fetare, si namazi, agjёrimi, nё mёnyrё qё tё jetё nё ekuilibёr me veten dhe tё tjerёt. Kurani dhe Suneti janё udhezuesit e njeriut, pa ato njeriu ecёn nё errёsirё, pa Kuranin nuk mund tё shohёsh dot dritёn qё tё tregon rrugёn e jetёs. Tek Islami gjenden tё gjitha udhёzimet e edukimit tё fёmijёs, Islami ёshtё mёnyrё jetese pёr njeriun dhe nёse e praktikojmё siç duhet aty kemi gjithё pёrgjigjet e problematikave tё jetёs tonё nё kёtё botё. Njeriu që i bindet Krijuesit të tij pёrveçe duhet tё jetё i sjellshёm dhe i dobishёm pёr veten nё tё njёjtёn kohё duhet tё jёtё dhe pёr shoqёrinё, duhet ti jap njё mesazh pozitiv asaj. Ambjenti qё na rrethon ёshtё negativ sepse skemi tё bёjmё mё njё shoqёri Islame, dhe kjo kёrkon nga ne qё tё jemi shёmbull pёr tё tjerёt nё pёrcjёlljen e mesazheve tё fesё nё mёnyrё qe edhe shoqёria tё jetë e shёndoshё. Njё besimtar i sinqertë nuk ёshtё hajdut, gёnjeshtar, i padrejtё dhe dёmtues nё shoqёri. Kёto katёr elementё janё shkateruesit e individit dhe si pasojё e shoqёrisё.
Mё vonё dr. Baha shpjegoi mbi mardhёniet burrё-grua nё Islam. Nёse ato janё tё shёndosha dhe fёmijet do tё jenё pasardhёs tё dёnje respektivisht dhe shoqëria, sepse familja ёshtё baza e një jete të shëndetshme komunitare, ku dhe do tё pёrqёndrohet dikutimi nё temёn e dytё “Kёnaqёsia e tё pasurit pasardhёs tё sinqertё e tё devotshёm”. Familja dhe shoqёria jane dy elemente tё pandashёm nga njeri-tjetri, nёse sёmuret njёra do tё sёmuret edhe tjetra. Familja mund tё sёmuret dhe vdes kjo shkaktohet nga divorcet, ndarjet, kёto janё shkatёrrimi i familjes. Faktorё qё çojnё nё divorce dhe shkatёrrim tё familjes janё tё shumta ndёr to theksohet xhelozia, dyshimet, kopracia, etj.
Në përfundim dr.Baha theksoi rolin e pazëvendësueshëm të xhamisё, bashkёsisë dhe shoqёrisё Islame, si njё domosdoshmёri pёr fёmijen tone, sepse kjo ёshtё njё pjesa më e rëndësishme e edukatёs qё i japim femijёs. Vetëm me hedhjen e këtyre themeleve të shëndosha mund të kemi garanci për një të ardhme shpresëdhënëse.
Hoxha Shkёlqim Shtylla, ligjёroi temёn “Muhamedi (a.s) dhe edukimi i fёmijёve”. Hoxha i nderur theksoi rolin e modelit shёmbull, të cilin besimtari e gjen të mishëruar tek figura e Muhamedit (a.s) dhe kёshillat që duhen ndjekur. Thotё Allahu (xh.sh) nё Kur’an: “Dhe ju shёmbullin mё tё mirё e keni tek Profeti (a.s).” Imami vazhdoi ligjeratёn e tij duke na sjellё veprime konkrete nga jeta e të Dashurit tonë a.s, sesi ai silljej me fёmijёt, sa i mёshirshёm dhe i durueshёm tregohej.
Edukimi i fёmijes bazohet mbi katёr shtylla:
1- Vendosja e mardhёnies prind-fёmijё,
2- Besimi reciprok fёmijё-prind,
3- Ti mёsosh virtytet dhe cilёsitё e mira,
4- Tё pёrpiqesh qe çdo veprim tё kёq tё fёmijёve ta ndalosh dhe ta kthesh atё nё tё mirё.
Ishte mjaft me interes hadithi mbi Zejdin r.a., birin e adaptuar të profetit Muhamed i cili kur u vu në dijeni mbi ekzistecën e babait të tij biologjik dhe ju parashtrua dilema e zgjedhjes midis të dyve ai pa hezitim anoi kah i dërguari i Allahut ç’ka nënkupton superioritetin e edukimit përmbi informacionin e transmetuar gjenetikisht pasi ndërsa i dyti është shkak kozmologjik prej Allahut për vazhdimësinë e jetës në tokë, me ose pa ndërgjegjen dhe vullnetin tonë, i pari është mision i ndërgjegjshëm i kalimit të stafetës nga njëri brez tek tjetëri që e ka zanafillën me Ademin a.s dhe do të përfundojë në Ditën e Fundit.
I rёndёsishme gjithashtu sipas hoxhës së nderuar ёshtё dhe caktimi i njё kohe pёr edukimin e fёmijёve dhe mbi tё gjitha lutja drejtuar Zotit qe tё na jap sukses neve si prinder nё edukimin e fёmijёve tanё. Nё fund tё takimit fjalën e mori i ftuari i nderit hoxha Petrit Zharova i cili pёrshёndeti takimin duke pёrkujtuar shkurtimisht disa kёshilla mbi temёn e seminarit.
Falenderojmë Dr. Bahan dhe hoxhë Shkëlqim Shtyllën për këshillat e vyera por gjithashtu edhe ju të cilët morët pjesë duke shpenzuar kohë, të holla dhe vëmendje që ky takim të ishte sa më frytdhënës.