Nё datё 29 dhe 30 Qershor 2013, nё ambjentet e Hotel Villa Emma, Nago – Torbole, u zhvillua seminari me titull “Ftesa nё Islam konceptimi dhe format bashkёkohore”. Ligjёroi nё kёtё seminar profesori i nderuar Sabahudin Jashari.
Prof. Jashari analizoi metodiken e ftesёs dhe cilesitё e ftuesit duke e pёrkufizuar ftesёn si: “prezantimi njerёzve me Zotin dhe fenё e Tij”. Ndёrsa, synimi i ftuesit ёshtё: “ftesa e njerёzve tek kёnaqёsia e Zotit, largimi nga zjarri i Xhehenemit dhe afrimi tek Xheneti i Tij”
Ftesa pёrbёn njё aspekt fondamental nё jetёn e muslimanit sepse i pёrket njё obligimi Hyjnor. Pёr realizimin e kёtij misioni parimet duhet tё jenё tё shoqёruara me menyrёn e zbatimit, pёr kёtё muslimani duhet tё ketё disa cilёsi themelore nё konceptimin dhe format e aplikimit, si: dituria, leximi i Kuranit, sinqeriteti, dhe urtesia.
Profesori konkretizon keto medotika duke u bazuar nё historitё qe Zoti dёrgoi si mesim nё librin e Shenjtё Kur’anin, nё historitё e Profetёve, Sahabёve dhe kёshillat e dijetarёve bashkёkohorё.
Ky takim dyditor, perveç se ofroi thellimin e njohurive mbi njohjen e Zotit dhe misionin e njeriut nё toke, gjithashtu pёrforcoi lidhjet shoqёrore midis pjesmarrёsve.
Këto aktivitete të organizuara prej UAMI-t u drejtohen antarёve tё kёshillit me qëllim pasurimin e njohurive fetare dhe pёrmirёsojnё ecurinё e aktiviteteve në tё ardhmen.