U zhvillua në parkun Pò të Cremonas një piknik me antar dhe dashamirës të UAMI-t me banim në rajone dhe qytete të ndryshme të Italise.
Në këtë piknik na nderuan me pjesmarrjen e tyre dhe hoxhallarët e nderuar Justinian Topulli dhe Mustafa Tërniqi, të cilët mbajtën dhe nga një ligjëratë me temë shpirtërore.
Interes të madh zgjati nga pjesmarrësit dhe momenti i pyetje-përgjigjeve ku shumë prej tyre i drejtoheshin hoxhallarëve mbi cështje aktuale dhe praktike fetare të lidhura me karakteristikat e jetës në Itali.
Të shumta, si përherë, ishin në këtë takim familjet me fëmijë të grupmoshave të ndryshme të cilët si gjithmon mbushin dhe zbukurojnë aktivitetet tona.
Më pas u shtrua për pjesmarrësit dhe dreka me ushqime tradicionale shqiptare, të cilat ishin pregatitur me kujdes dhe shije nga antaret e shoqatës sonë.
U ndamë të gjithë nga ky takim me urimin e nismave të tjera në të ardhmen, si një nevojë dhe mundësi e vetme për të shtuar vëllazërimin midis muslimanëve shqiptar në Itali duke u nisur dhe nga fakti që jemi larg vëndit tonë të dashur, Shqipërise.
Në vazhdim disa foto nga takimi: