Ditën e shtunë dhe të djelë 7 dhe 8 nëntor 2015 UAMI organizoi seminarin e rradhës me temë “Edukimi i fëmijës sipas etapave të zhvillimit”. Seminari ishte i treti i një cikli formimi mbi këtë argument, nisur që nga viti i kaluar. Në këtë takim, zhvilluar në Hotel Veneto në Firenze, morën pjesë 35 vet, një pjesë e të cilëve hoxhallarë dhe mësues që ndjekin mësimdhënien me projektin “Mektepi UAMI”.
Takimi nisi ditën e shtunë në ora 10:00 pikërisht me trajnimin e dytë për këtë vit me mësuesit që kanë nisur në shkurt të 2015 mësi mdhënien me metodën “Ndriçimi i jetës”. Trajnimi u mbajt nga profesor Sabahudin Jashari, i cili pasi mori nje feedback nga mësuesit mbi ecurinë me librin e dytë, shpjegoi disa detaje mbi planin e librit të tretë, nisur në shtator të këtij viti.
Pasditen e të shtunës nisi ligjërata e parë nga Dr. Bashkim Aliu, i cili u fokusua në çështjen e edukimit të fëmijës në fazën paraprake, që nis para se ai të lind. Gjithashtu hoxha mori në shqyrtim edhe aspekte që kanë të bëjnë me keqkuptimet që lindin mes çiftit për shkak të dallimit kulturor dhe gjeografik, si dhe nderhyrjeve të prindërve, të cilët janë formuar në nje epokë tjetër.
Më pas vijoi menjëherë ligjërata e dytë nga teologu Sabahudin Jashari, i cili hodhi drite mbi katër aspekte në të cilat duhet të fokusohet edukimi. Edukimi me besimin në Zot dhe në botën e përtejme, edukimi me moral të lartë, edukimi me profesionalizëm (në kuptimin e gjërë, të përfeksionimit të çdo gjëje që bëjmë) dhe edukimin me frymën e sakrificës.
Të nesërmen Dr. Bashkimi vijoi me ligjeratën e dyte ku orientoi mbi disa aspekte praktike dhe vështirësi qe hasim në edukimin e fëmijëve në fazën fillestare, veçanërisht në Perëndim. Si p.sh. raporti me teknologjinë dhe mediat, puna me orar të zgjatur ndonjëherë i të dy prindërve, raporti me institucionet e tjera edukuese si shkolla, kopështi etj. Një aspket tjetër i prekur ishte edhe ajo që njihet si planifikimi familjar dhe qëndrimi i Islamit mbi të.
Takimi u mbyll të djelën në ora 13.30. Në përfundim kryetari i UAMI-t Arian Kajashi ftoi për angazhim të mëtejshëm dhe mbështetjen e nismave të Unionit, si financiarisht dhe me burime njerëzore, duke pas parasysh se tashmë aktivitetet janë shpeshtuar dhe nevoja është më e madhe.