Hajj & Umra
HAJJ & UMRA
2014
Jemi duke pregatitur ofertat e kёtij viti pёr Umra dhe Haxh ………………………………
Si duhet ti kryejme veprimet e haxhit dhe te umres
Kjo do tё thotё qё mёnyra mё e mirё pёr tё kryher Haxhin dhe Umrёn ёshtё ajo, tё cilёn na e ka pёrshkruar i Dёrguari i Allahut Muhamedi s.a.v.s “Nёsё ju, vёrtet e doni Allahun, mё ndiqni mua qё Allahu t’ju dojё” – thuhet nё Kur’an. Pёr personin qё nuk ka marrё kurban me vete, mёnyra mё e mirё e Haxhit ёshtё Haxhi Temetù. Pёr kёtё lloj Haxhi i Dёrguari i Allahut s.a.v.s ka thёnё: “ Nёse unё do tё jem gjallё, vitin tjetёr nuk do tё marrё kurban me vete, por do ti heq rrobat e Ihram-it bashkё me ju.”
Haxhi “Temetu” ёshtё ai Haxh, atёherё kur haxhiu bёn Umrёn e plotё nё muajt e caktuar e mё pas lirohet nga ndalimet qё vijnё si pasojё e veshjesh sё ihram-it, e pastaj vishet sёrish me ihram.
UMRJA
- Lahu ashtu si lahesh kur merr gusul. Vish rrobёn e Ihram-it, e cilia pёrbёhet nga dy copa: pjesa e sipёrme dhe pjesa e poshtme. Gratё mund tё veshin cdo lloj rrobeje, me kusht qё tё mos jetё e zbukuruar dhe e stolisur.
- 2. Pasi tё kesh veshur Ihram-in, thuaj: “ LEBEJKE UMREN, LEBEJKE ALLAHUME LEBEJKE, LEBEJKE LA SHERIKE LEKE LEBEJKE, INEL HAMDE UE NI’METE LEKE UEL MULK LA SHERIKE LEK.” (Tё pёrgjigjem o Allah, tё pёrgjigjem. Falenderimet, begatitё (me tё cilat na ke begatuar, janё nga Ti) dhe pushteti janё tё Tuat dhe Ti je pa shok).
- 3. Kur tё arrish nё Qabe, bёj tauafin shtatё rrethrrotullimet, duke filluar nga drejtimi i Gurit tё Zi (Haxherul Esued) e duke pёrfunduar po aty. Pёr tё bёrё tauafin duhet tё jesh me abdes. Eshtё mirё qё tё shpejtosh pak nё tre rrotullimet e para tё tauafit. Eshtё mirё gjithashtu qё tё lёsh tё zbuluar supin e djathtё, duke e futur Ihram-in nёn sqetullёn e djathtё. Supin mund ta mbulosh pas mbarimit tё tauafit. Eshtё mirё tё prekёsh dhe Gurin e Zi dhe ta puthёsh atё duke bёrё tekbir (duke thёnё Allahu Ekber), nёse ke mundёsi; nёsё nuk ke mundёsi, mjafton ta pёrshёndetёsh nga larg. Eshtё mirё tё prekёsh edhe Kёndin e Jemenit , por nuk lejohet ta puthёsh; nёse nuk mundesh nuk duhet ta pёrshёndetёsh nga larg. Kur tё jesh mes Kёndit tё Jemenit dhe Gurit tё Zi thuaj: “ Rabena atina fid dunja haseneten ue fil Ahireti haseneten ue kina adhaben naar” (o Zot na jep mirёsi nё kёtё botё dhe nё botёn tjetёr dhe na shpёto nga dёnimi i Zjarrit).
- Mё pas fal dy rekate namaz pas vёndit qё quhet Mekamu Ibrahim; nёse nuk mundesh tё falesh afёr tij, atёherё falu edhe me larg.
- Kur ti kesh falur dy rekatet, shkon nё vёndin e quajtur Safa dhe kryhej Sa’jin, shtatё vajtje-ardhjet nga Safa pёr te Meru’a, duke filluar nga e para (Safa) dhe duke e pёrfunduar tek e dyta (Merua). Pёr tё bёrё Sa’jin nuk ёshtё e nevojshme tё jesh me abdes. Eshtё mirё qё nё fillim tё Sa’jit tё thuash fjalёn e Allahut tё Madhёruar: “ Ines Safa uel Meruete min shea’iril Lahi femen haxhe el Bejte eui’temere fela xhunaha alejhi ej jetauuefe bihima. Ue men tetauuea hajren fein nAllahe Shakirun Alijm” (Safaja dhe Merueja janё nga shёnjat e adhurimit tё Allahut, e kush shkon pёr Haxh ose Umre nuk ёshtё gjynah pёr tё ti vizitoj ato. E, kush bёn ndonjё tё mirё me vullnet nuk ka dyshim se Allahu ёshtё shpёrblyes i Gjithёdijshёm) dhe mё pas: “ Ebdeu bi ma bede Allahu bihi ” (Po vazhdoj me atё qё ka vazhduar Allahu). Kёto thuhen vetёm njё herё nё fillim tё Sa’jit. Eshtё mirё qё tё ngjitesh nё Safa deri sa tё shohёsh Qaben, ta pёrshёndetёsh atё dhe tё lutesh duke thёnё me zё tё lartё: “ Allahu Ekber (tri here). Lailahe ila Allahu uahdehu la sherijke leh. Lehul mulku ue lehul hamdu ue hue ala kuli shejin kadijr. La ilahe ila Allahu uahdehu la sherijke leh enxheze uadeh ue nasare abdeh ue hezemel ahzabe uahdeh (Allahu ёshtё mё i madhi, nuk ka tё adhuruar me tё drejtё pёrvec Allahut, tё Vetem dhe tё Pashoq. Atij i takon pushteti dhe falenderimet. Ai ёshtё i Plotfuqishёm pёr gjithcka. Nuk ka tё adhuruar me tё drejtё pёrvec Allahut, tё Vetёm dhe tё Pashoq. Ai e plotёsoj premtimin, e ndihmoj robin e Tij (Muhamedin a.s) dhe i mundi tё gjithё grupet). Mё pas, lutu me zё tё ulёt pёr cfarё tё duash. Kjo gjё pёrsёritet tri herё. Tё njёjtёn gjё thuan edhe kur tё arrish tek Merueja. Kur tё arrish mes dy shёnjave tё gjelbra, duhet tё shpejtosh nё ecje nёse mundesh.
- Kur tё mbarosh Sa’jin, rruaj ose shkurto flokёt (rruajtja e tyre ёshtё mё e pelqyeshme). Tashmё e ke pёrfunduar Umren, ndaj hiq Ihram-in dhe vish rrobat e tua tё zakonshme.
HAXHI
- 1. Paraditen e ditёs sё tetё tё muajit Dhulhixhe bёj nijetin pёr haxh aty ku je, merr gusul, vish Ihram-in dhe thuaj: “LEBEJK ALLAHUME HAXHEN, LEBEJKE ALLAHUME LEBEJKE, LEBEJKE LA SHERIKE LEKE LEBEJKE, INEL HAMDE UE NI’METE LEKE UEL MULK LA SHERIKE LEK” (Tё pёrgjigjem, o Allah, tё pёrgjigjem. Falenderimet, begatitё (me tё cilat na ke begatuar, janё nga Ti) dhe pushteti janё tё Tuat dhe Ti je pa shok).
- Pastaj nisu pёr nё Mina. Atje do tё falёsh drekёn, iqindinё, akshamin, jacinё dhe sabahun, duke i shkurtuar namazet nga katёr rekate nё dy rekate.
- Kur tё lindё dielli i ditёs sё nёntё, nisu pёr nё Arafat. Qёndro nё Nemire, e cila ёshtё pjesё e Arafatit. Atje fal drekёn dhe ikindinё, tё shkurtuara dhe tё bashkuara nё kohёn e drekёs. Rri nё Arafat duke pёrmёndur Zotin dhe duke bёrё sa mё shumё lutje deri sa tё perёndojё dielli. Ki kujdes qё tё mos qёndrosh nё luginёn Urane, sepse ajo nuk ёshtё pjesё e Arafatit.
- Pasi tё ketё perёnduar dielli nisu pёr nё Muzdelife. Fal aty namazin e akshamit, tё jacise dhe tё sabahut tё ditёs tjetёr dhe qёndro duke bёrё lutje deri sa tё lindё djelli. Eshtё mirё qё tё mbledhёsh shtatё guralece nёse ke mundёsi; pёrndryshe, mund ti mbledhёsh pёr nё Mina. Nёse nuk je nё gjёndje tё mirё fizike pёr tё hedhur gurёt nё Xhemeratin (Shtyllёn) e parё, mund tё nisesh pёr nё Mina menjёherё pas faljes sё sabahut, para se tё grumbullohen njёrёzit.
- Pak para lindjes sё diellit, largohu nga Muzdelifeja dhe shko nё Mina. Nё Mina do tё veprosh si mё poshtё: a) hidh shtatё guralecet, njёrin pas tjetrit, duke thёnё para cdo gjuajtjeje “Allahu Ekber” (Allahu ёshtё mё i Madhi) nё Xhemretul Akabeh (Shtullёn e Madhe), qё ёshtё mё afёr Mekёs se tё tjerat. b) therr kurbanin, nёse kryhen Haxh Temetù ose Haxh Kiran, ha prej tij dhe shpёrndaju edhe tё varfёrve. c) meshkujt rruajnё ose shkurtojnё flokёt; rruajtja ёshtё mё e mirё. Gratё i shkurtojnё flokёt sa mollёzat e gishtave. Eshtё mirё qё kёto veprime tё kryhen sipas rradhёs sё mёsipёrme, nёse mundesh e nese nuk mundesh kryheji si tё jepet mundёsia (ёshtё fjala pёr veprimet e ditёs, kur fillon gjuajtja e gurёve dhe jo e tё gjithё veprimeve tё Haxhit). Pasi tё hedhёsh guralecёt, tё rruash flokёt apo ti shkurtosh ato, mund ti heqёsh rrobat e Ihram-it dhe tё veshёsh rrobat e tua tё zakonshme; tashmё tё lejohet cdo gjё (e ndaluar mё parё), pёrvec marrёdhёnieve intime bashkёshortore.
- Po atё ditё shko nё Mekё dhe bёj tauafin e Haxhit (Tauaful Ifada) dhe shtatё vajtje- ardhjet ndёrmjet Safase dhe Meruese; nё kёtё menyrё pёrfundon dhe Sa’jin e Haxhit pas tё cilit tё lejohen edhe marrёdhёniet intime bashkёshortore.
- Pas Tauafit dhe Sa’jit shkon nё Mina dhe rri aty natёn e njёmbёdhjet dhe tё dymbedhjetё.
- Gjatё qёndrimit nё Mina nё ditёn e njёmbёdhjetё dhe tё dymbёdhjetё gjuaj pas faljes sё drekёs shtatё guralecёt njёrin pas tjetrit nё Xhemretu es Sugra (Shtyllёn e Vogёl), qё ёshtё mё e largёta nga Meka; pasi ti gjuash guralecёt largohu pak nga ajo, ndalo, drejtohu nga Kiblja dhe bёj lutje. Pastaj gjuaj guralecёt, nё Xhemretu el Usta (Shtulla e Mesit) e pasi ti gjuash guralecёt largohu pak nga ajo, ndalo, drejtohu nga Kiblja dhe bёj lutje. Nё fund, gjuaj guralecet nё Xhemretul Akabe (Shtyllёn e Madhe). Tek kjo nuk duhet tё lutesh. Cdo hedhje guri shoqёrohet me thёnien “Allahu Ekber”. Ki parasysh se hedhja e gurёve nё kёto dy ditё nuk bёhet para kohёs sё drekёs.
- Nёse dёshiron tё largohesh nё ditёn e dymbёdhjetё, pasi tё kesh hedhur guralecёt, atёherё duhet tё dalёsh nga Mina para se tё perёndoj dielli; por, nёse dёshiron tё qёndrosh edhe kjo ёshtё mё e mira, atёherё duhet qё tё hedhёsh pёrsёri shtatё guralecёt nё tё tria Xhemeratet (Shtyllat), ashtu sic veprove nё ditёn e dymbёdhjetё.
- Nё castin qё vendos pёr tu larguar nga Meka, kryhej dhe Tauafin e Lamtumirёs, shtatё rrethrrotullime nё Qabe. Gratё, tё cilat janё me tё pёrmuajshmet a me lehoni, nuk e kanё detyrё kёtё tauaf.
marrё nga libri: “Rruga pёr nё Haxh”, botim i shoqatёs sё Vakёfit Islamik, zyra e Shqipёrisё.