Gjatë vizitës që Presidenti i Republikës së Italisë Giorgio Napolitano zhvilloi në Shqipëri me ftesë zyrtare të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani, mbas vizitave protokollare pati edhe një takim me pjesëtarët e komunitetit italian që jetojnë e punojnë në Republikën e Shqipërisë. Takimi u zhvillua në rezidencën e ambasadorit italian akredituar në Tiranë. Agjensia virtuale italiane e shtypit të ditës ASCA fill pas këtij takimi, duke cituar Presidentin Napolitano, njoftoi se: “Italia mbështet kandidaturën e Shqipërisë në B.E. edhe për të parandaluar ‘prurjet prej çfarëdolloj drejtimi’ përfshirë ‘kontaminimin e mundshëm prej virusit islamik’.”!
Menjëherë sapo u vu në dijeni të lajmit, kryesia e Unionit të Shqipëtarëve Muslimanë në Itali në bashkëpunim me kryesinë e CAIM ( Koordinimi i Shoqatave Islame në Milano) dhe konkretisht me bashkëpunimin e pakursyer të z.Davide Piccardo u mobilizua për verifikimin e lajmit të mësipërm dhe kërkimin e sqarimeve të rastit.
E menjëhershme ishte edhe përgjigja e kthyer nga zyra për shtyp e Presidentit Napolitano të cilën e citojmë të plotë si më poshtë:
“Tjetër nga ç’ka u tha gabimisht në njoftimin e një agjensie lajmesh të mërkurën, e që pati jehonë të gjerë ditët në vazhdim, gjatë vizitës së tij në Tiranë Presidenti Giorgio Napolitano në asnjë rast nuk ka kërkuar futjen progresive të Shqipërisë në Bashkimin Evropian me qëllim evitimin e rrezikut të ‘kontaminimit të saj të mundshëm nga virusi islamik’. Këto fjalë ofensive dhe fyese ndaj Islamit janë krejtësisht të huaja dhe të papranueshme në gjykimin e tij. Presidenti Napolitano, për ti ilustruar pjesëtarëve të komunitetit italian atë që kishte dëgjuar nga ana e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ka shpjeguar se gjatë bisedës doli në pah nevoja për konsolidimin e progresit të vendeve të ‘Ballkanit perëndimor drejt Evropës edhe si një përpjekjeve për të parandaluar prurjet nga drejtimi tjetër, veçanërisht infiltrimet e mundëshme në këtë rajon edhe të virusit të fondamentalizmit islamik’. Është kjo që na rezulton edhe nga regjistrimi i fjalës së presidentit. Fjala fondamentalizëm i referohet manifestimit të tij agresiv i cili është shndërruar në matricë të terrorizmit ndërkombëtar.”
Gjithashtu për sa më sipër u vu në dijeni edhe Kryesia e Komunitetit Musliman të Shqipërisë në Tiranë .
Përgënjeshtrimi origjinal në gjuhë italiane i zyrës së presidencës (Quirinale):
“Rettifica ad un resoconto fuorviante nel saluto agli italiani a Tirana”A differenza di quanto riferito erroneamente mercoledì da un lancio di agenzia che ha avuto eco nel giorno successivo, nella sua visita a Tirana il Presidente della Repubblica Giorgio Napolitano non ha mai motivato il suo auspicio di una progressiva integrazione dell’Albania nell’Unione Europea con la necessità di evitare il rischio di “possibili contaminazioni del virus islamico”. Questa espressione offensiva e oltraggiosa nei confronti dell’Islam è del tutto estranea alle valutazioni del Presidente Napolitano.Nell’illustrare a rappresentanti della comunità italiana quanto aveva ascoltato da parte del Primo Ministro albanese Edi Rama, il Presidente della Repubblica italiana ha spiegato che nel colloquio era emersa la necessità di consolidare il progresso “dei Balcani Occidentali verso l’Europa anche come sforzo per prevenire derive in altro senso, possibili infiltrazioni in modo particolare in questa regione anche del virus del fondamentalismo islamico”. Così peraltro risulta dalla registrazione dell’intervento. Il riferimento è a manifestazioni di fondamentalismo aggressivo fattosi matrice di terrorismo internazionale.
Roma, 7 marzo 2014
Linku i kesaj deklarate: http:/www.quirinale.it/elementi/Continua.aspx?tipo=Comunicato&key=16282
UAMI – Unioni i Shqiptarëve Musliman në Itali, Milano 8 Mars 2014