Takimi Vjetor UAMI 2023 – UAMI
Home / Eventi / Convegno / Takimi Vjetor UAMI 2023

Takimi Vjetor UAMI 2023

Esselamu alejkum,

Të nderuar motra dhe vëllezer, ju njoftojmë që me datë 29/30  prill – 1 maj 2023 do të zhvillohet Takimi vjetor UAMI.

Takimi do të mbahet pranë  ambienteve të “Bella Italia Village”  Via centrale 29 – 33054 Lignano Sabbiadoro UD.

Për të marrë pjesë në këtë event të veçantë treditor nevojitet pagesa e kuotave specifike, sipas mënyrave të shënuara më poshtë, dhe plotësimi i formularit të rezervimeve përpara datës 22 prill 2023.

• 0 – 3 vjeç, falas
• 3 – 6 vjeç, 55,00 €
• 6 – 10 vjeç 70,00 €
• 10 – 14 vjeç 95,00 €
• mbi 14 vjeç 105,00 €

Pagesat bëhen vetem me anë të bankës: IBAN: IT90Q0335901600100000069926 – Unione degli Albanesi Musulmani in Italia.

Kliko ketu për të plotësuar formularin e rezervimeve

Rezervimi konsiderohet i vlefshëm vetëm pasi të keni kryer pagesën. Pagesa e mësipërme përshin hotelin dhe ushqimin duke filluar nga darka e ditës së shtunë 29 prill der në drekën ditës së hënë 1maj. Të gjitha aktivitetet e tjera gjatë konvenjit (të shënuara në program) janë falas.

Aktivitetet:

Takimi tre ditor i UAMI-it është një event ku marin pjesë mbi 300 persona dhe ftohen ligjërues nga Shqipëria, trevat e shqipërise dhe Italia.

Përvec ligjëratave fetare dhe kulturore takimi përfshin edhe shumë aktivitete të tjera, si turne mini-futbolli, aktivitete enkas për femrat, program zbavitës dhe kulturor për fëmijët, panair, workshope etj.


Ligjëruesit në këtë takim janë:

Burhan Fili, Ferid Piku, Rudian Zekthi, Mustafa Terniqi dhe Etleva Celepija

Na ndiqni:

facebook.com/uamiassociazione

instagram.com/uamiassociazione

youtube.com/uamiassociazione

uamionline.it

#convegnouami2023, #convegnouami, #takimivjetoruami

Për informacione:
• E-mail: convegno@uamionline.it
• +39 327 583 5245 (pas orës 18.00)

About uami