EventiNewsPrima PaginaRassegnaSeminari

U zhvillua seminari me titull “Drejt njё edukimi pozitiv tё fёmijёs”.

 

Nё datё 25 dhe 26 Tetor, nё ambjentet e Hotel “Bolognese”, Salsomaggiore Terme në provincën e Parmës, Unioni i Shqiptarёve Musliman nё Itali zhvilloi seminarin me titull “Drejt njё edukimi pozitiv tё fёmijёs” ku ligjёroi prof. Elmaz Fida i specializuar nё Psikologji dhe Teologji. Seminari u zhvillua në kuadrin e një cikli zinxhir takimesh që Kryesia e U.A.M.I.-t ka ideuar për tju gjendur sa më pranë anëtarëve të komunitetit shqiptar në Itali në edukimin e fëmijëve, edukim i cili mbetet gjithmonë sfida më e madhe për çdo familje shqiptare në emigracion midis një kulture tjetër e cila veç barrierave integruese ndërkomunitare ngre edhe barriera të brendshme komunitare të cilat manifestohen qartë brenda familjeve shqiptare, muslimane ose jo, në marrëdhënien prind-fëmijë, sidomos kur ky i fundit ka lindur dhe ka marrë një shkollim të qënësishëm në vendin bujtës.

1908451_553074208159655_80230349065878945_n 1908451_553074288159647_1535822565033733628_n

Prof. Elmaz Fida e nisi diskutimin e parё me temёn “Si formohet karakteri i fёmiёs”. Sipas tij formimi i fёmijёs vjen nё tre forma, si produkt i tё shkuarёs, cilёsitё e trashёgueshme brez pas brezi, formimi prej edukimit prindёror dhe e fundit shoqёria qё fёmija frekuenton. Psikologёt thonё se personaliteti i njeriut ёshtё produkt i mendimeve, ndjenjave dhe sjelljeve, njё pjesё tё kёtyre i trasmetojnё tё parёt tanё dhe pjesёn tjetёr familja dhe shoqёria. Thuhet se fёmija formon 90% tё personalitetit tё tij deri nё moshёn 7 vjeçare, dhe edukimi i fёmijёs fillon qё nё barkun e nёnёs. Deri nё kёtё moshё formohen mendimet e tij pёr jetёn duke e konsideruar atё gjithё vuajtje ose tё lumtur. Medimet janё dhe burim i emcioneve si rrejdhoje edhe i sjelljeve. Ndjenjat, mendimet dhe sjelljet qё fёmija pёrjeton nё ambjentin familjar do ti kushёzojnё karakterin e tij. Prindi ёshtё model edukimi pёr fёmijёn e tij, mund tё jetё model pozitiv ose negativ.

 7095_553074521492957_4958617844730657428_n

10386292_553074218159654_5459122645474501040_n

Nё ligjёratёn e dytё prof. Elmaz Fida, diskutoj temёn “Nevojat emocianale dhe psikologjike të femijës”. Prindi ёshtё modeli i edukimit tё fёmijёs dhe pёr njё edukim tё shёndosh duhet tё shmangen katёr role: tё gjykatёsit tё cilёt japin vetёm urdhra, hetues, polic dhe ndёshkues. Kёto katёr elemente shkatojnё humbjen e besimit tё fёmijёs ndaj prindёrit, dhe humbja e besimit nё vetёvete.

Dashuria ёshtё ndjenja mё e madhe pёr tё cilёn ka nevojё fёmija, tё cilёn prindёrit duhet tia falin fёmijёs me fjalё, vepra ose mendime. Psikologia Amerikane Virxhinia Satir thotё: “Njё njeri qё tё mbijetoj emocionalisht i duhen  12 pёrqfime nё ditё, 4 pёr tё mbijetuar, 8 pёr  tё mbajtur vetjen dhe qё tё ketё mundesi tё jap dashuri dhe respekt pёr tё tjerёt i duhen 12 pёrqafime ditё.”

Fёmija ka nevojё pёr vlersim, kjo i fal lumturi dhe besim tek vetja, duke i bёrё mё tё suksesshёm. Fёmija ka nevojё pёr ti shprehur dashurinё prindёrore, tё cilёn nёse do i mugnoj nё familje do ta gjej atё jashtё saj, ose do ta shpreh mungesёn e dashurisё  nё vese si vjedhja, vrasja, drogimi, etj.

Prof. i nderuar ilustroi shёmbuj pozitiv tё edukimit tё fёmijёs nga jeta e pёrditёshme, shёmbuj eksperiminetimi tё efekteve tё edukimit pozitiv dhe negativ tё kryer nga psikologёt bashkёkohor, histori edukimi nga jeta e Profetit a.s,  histori edukimi prej Sahabёve, ku ndёr kёto histori do tё risillja historinё e vajzёs sё Profetit Muhamed a.s, Fatimes e cila pёrcjell shumё emocione. Nё ditёt e fundit tё jetёs Profeti a.s ishte shumё sёmurё, i thonё Fatimes qё babai ёshtё sёmurё, ajo kur e merr vesh shkon me vrap ta shoh. Hyn tek dhoma e Profetit a.s, dhe e sheh atё tё shtrirё, sёmurё dhe fillon e qan me dёnesё. Se kishin parё asnjёherё tё qaj ashtu. Pasi u qetёsua, dikush i tha: “Tё pashё qё qave shumё, babai ka qёnё sёmurё edhe herё tё tjera, pse kёtё herё qave kaq shumё?” Thotё Fatimja : “Unё nuk u shqetёsova pёr sёmundjen e babait tim, por  sepse ёshtё hera e parё qё hyj nё dhomё dhe babai nuk ngrihet nё kёmbё tё mё pёrqafoj dhe tё mё puth nё ballё.” Edhe pse Fatimja ishte nёnё, e madhe nё moshё, Profeti a.s sa herё qё ajo hynte nё dhomё ngrihej dhe e puthte nё ballё si njё fёmijё.

535904_553074401492969_5921893008432254698_n

10711124_553074398159636_5322828458668722353_n 10636076_553074558159620_666934066577593347_n

Pёrshёndeti nё kёtё seminar i ftuari i nderit, hoxhё Shkёlqim Shtylla.

10747_553074304826312_5502233154551206484_n

Ky seminar ofroi pjesmarrёsve njohuri teorike dhe praktike tё njё edukimi pozitiv tё fёmijёs. Ambjenti familjar nё sallё gjatё seminarit, ofroi nёnave tё dёgjonin tё qeta bashkё me fёmijёt e tyre ligjёratat dhe tё pёrfitonin sa mё shumё nё kёtё takim dyditor. Gjatё seminarit nuk munguan momentet shlodhёse dhe bisedat vёllazёrore tё cilat çdo herё shtojnё dashurinё pёr hir tё Krijuesit.

1779747_553074591492950_7558857041300877970_n

Show More

Uami

L’Unione degli Albanesi Musulmani in Italia è stato fondato nel marzo del 2009 da associazioni e cittadini albanesi residenti in Italia, provenienti dalla Macedonia, Kosovo e Albania, con il fine di coadiuvare i concittadini nella salvaguardia dei valori e delle identità. I fondatori di UAMI hanno considerato le necessità di incentivare e coltivare la conoscenza, l’aiuto reciproco, la coordinazione e la collaborazione tra i musulmani albanesi abitanti in Italia. Per la prima volta la nostra comunità viene rappresentata degnamente a livello nazionale in perfetto sincronismo con le normative e le leggi italiane.

Articoli correlati

Vedi anche
Close
Back to top button