Të dielen më 15 Dhjetor u mbajt në Milano takimi më i rëndësishëm midis drejtuesëve të UCOII-t dhe drejtuesit e disa shoqatave të mëdha jo-arabe muslimane. Komuniteti musliman shqiptar u përfaqësua nga kryetari i Unionit UAMI, z. Briken Bakalli, dhe shoqata F.A.T me kryetarin z. Altin Braka .
Qëllimi, siç ishte nenvizuar dhe në ftesën e derguar shoqatave, ishte realizimi i asaj që Allahu na urdhëron në Librin e Tij Bujar,
“Me të vërtetë komuniteti juaj është një komunitet i vetëm dhe unë jam Zoti juaj! Me Adhuroni Mua.”( El Enbija, 92)
Duke kujtuar këtë urdhër hyjnor UCOII është përpjekur gjithmonë për të arritur unitetin më të lartë të mundshëm tek myslimanët në Itali .
Kuptojmë se kjo fazë inicjimi në këtë mision paraqet shumë herë vështirësi për shkak të larmisë së komuniteteve etnike dhe gjuhësore por gjithesesi UCOII vendosi të takonte udhëheqësit e shoqatave jo-arabfolëse, per të dëgjuar dhe kuptuar më mirë problemet, nevojat dhe vështirësitë që hasen në aktivitetet e tyre.
Ishin të pranishëm vëllezër dhe motra, përfaqësues të shoqatave turke , shqiptare , bangladeshase, pakistaneze dhe senegaleze , nga UCOII , presidenti Elzir, Hamza Piccardo i cili është përgjegjës për marrëdhëniet me komunitetin jo- arabfolës, sekretari Ahmad Paolantoni dhe Selim Fouad.
Në një atmosferë vëllazërore, të gjithë të pranishmit kanë shprehur njëzëri gatishmërinë e tyre për t’u angazhuar në një proces bashkëpunimi në mënyrë që të shërbejnë më mirë komuniteteve, e përgjithësisht muslimanëve në Itali .
Në pasdite u zhvilluan katër Workshop-e në të cilat u diskutua mbi Të Drejtat, Organizimin e Përgjithshëm, Marrëdhëniet me jomyslimanët dhe me brezat dytë (ose fëmijët e emigrantëve, lindur e rritur brenda kulturës bujtëse).
Punimet perfunduan në oren 16:00 me një premtimin për të vazhduar akoma më shumë bashkëpunimin midis tyre.
Falenderimi i takon Allahut te Madheruar!