Home / Eventi / Convegno / U zhvillua kuvendi i UAMI-t 2013

U zhvillua kuvendi i UAMI-t 2013

Në datat 30, 31 dhe 1 prill u mbajt kuvendi i 6-të vjetor i Unionit Shqiptar Musliman në Itali, me temë “Tradita islame tek shqiptarët, vlerat dhe sfidat në një kontekst të ri”, mbajtur në Cavallino-Triporti, Venezia.

Kuvendi vjetor i UAMI-t ka si objektiv mbledhjen e shqiptarëve muslimanë nga të gjitha provincat dhe qytetet e Italisë, në tre ditë adhurimi, plotësimi shpirtëror dhe bashkimi vëllazëror.

Në këtë aktivitet ishin të ftuar personalitete të shquar, akademikë dhe studiues të traditave islame në trojet shqiptare, si Agron Tufa (drejtori i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe profesor në Universitetin e Tiranës), Bashkim Aliu (imam dhe hatib në xhaminë shqiptare në Zyrih), Davide Piccardo (koordinator i qendrave islame në Milano), Muhamed Sytari (myfti i Shkodrës dhe kryetar i komisionit të kulturës dhe thirrjes islame në këshillin e përgjithshëm të KMSH-së), Muhidin Ahmeti (Imam dhe drejtor i “Unionit të shqiptarëve muslimanë në Austri”), Elmas Fida (diplomuar në dy universitete, ata të Medinës dhe universitetin UFO për psikologji, gjithashtu është duke mbrojtur masterin me temë “këshillim psikologjik”) dhe Khalid El-Habeshi (Imam në xhaminë e Xhides, specializuar në mjekësinë profetike).

 

2013.4

 

2013.5

 Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari ligjëroi temën: “Personalitete shqiptare të kulturës islame”, i cili në veçanti u ndal në kontributin e hoxhallarëve muslimanë në kulturën dhe traditën shqiptare. Ai theksoi se këta prijës fetarë ishin një kontribut i jashtëzakonshëm në kultivimin, mbrojtjen dhe ngritjen e ndërgjegjes kombëtare dhe fetare për gjeneratat e ardhshme. Roli i kontributit të hoxhallarëve dhe intelektualëve muslimanë – me gjithë përpjekjet e komunistëve për t’ua humbur gjurmët dhe lënia në harresë deri në ditët e sotme – mbetet shumë i çmuar dhe ne si muslimanë duhet të jemi krenarë dhe të punojmë për t’i nxjerrë në pah edhe më shumë.

Agron Tufa me temën: “Persekutimi komunist mbi Komunitetin Musliman Shqiptar” u ndal në një personalitet të madh shqiptar, Hafiz Ali Kraja. Ai ishte shembull i eruditit që ndëshkohet prej persekutimit zogist, fashist dhe komunist, për bindjet e tij fetare, për të cilat detyrohet të vuajë dënimin që i ndalon dhe aplikimin e besimit të tij.

Bashkim Aliu, mbajti temën: “Vlerat që solli Islami në popullatën shqiptare”.

Ligjërimi i tij ishte i ndarë në kontekstin teorik dhe atë praktik. Përvoja e tij në perëndim, praktikat e ndryshme, vështirësitë apo lehtësimet e Islamit të shqiptarëve në Zvicër, puna intensive me të rinjtë, angazhimi i tyre në jetën fetare publike, ishte tregues se shqiptarët edhe pse ndodhen përballë sfidave të ndryshme, i ruajnë vlerat dhe identitetin e tyre.

2013.6

Muhidin Ahmeti mbajti temën: “Identiteti islam tek shqiptarët dhe integrimi në Europë”. Gjithashtu me një përvojë jetësore në perëndim, ai do të thellohet më shumë mbi identitetin islam dhe modernizimin në prizmin e sfidave në perëndim, parë kjo në disa tradita dhe kontekste të veçanta.

2013.7

“Të jesh musliman europian“, ishte tema e mbajtur nga Davide Piccardo. Në fjalimin e tij kishte disa pika të përbashkëta me profesor Ahmetin, për sa i takon traditave islame të importuara në Perëndim dhe detyrimeve tona si muslimanë. Ai theksoi rolin e rëndësishëm që duhet të ketë një musliman, pra atë aktiv dhe jo pasiv. Muslimani duhet të jetë përherë proaktiv në shoqëri, në përputhje me mësimet e Kur’anit dhe të Sunetit. Atë çfarë traditat islame importojnë në Perëndim shumë herë prezantojnë fenë islame dhe jo traditën për median dhe mentalitetin perëndimor. Ky keqinterpretim është një sfidë tjetër, një sfidë e të qenit musliman europian.

2013.8

 Shejh Khalid El Habeshi, i cili ka vizituar dhe jetuar disa vite me radhë në Shqipëri, është njohur dhe përshtatur me traditën dhe kulturën shqiptare. Në këtë kuvend ai foli mbi çështjen e vëllazërimit në Islam. Duke përgëzuar për këtë aktivitet në të cilin ndodhet për herë të parë, ai shprehu gëzimin që ndjen duke parë gjithë ato fytyra të ndriçuara nga lumturia shpirtërore vëllazërore që ky kuvend përçon, ai uroi dhe këshilloi që bashkime dhe organizime të tilla të jenë gjithmonë aktive në frymën e vëllazërimit islam.

 

2013.9

I gjashti vit radhazi ku UAMI bashkon shqiptarët muslimanë të Italisë – siç tha dhe profesori i nderuar Elmaz Fida – është një mirësi e madhe të mbledhësh muslimanët e të gjitha shtresave intelektuale dhe sociale në një takim të vetëm. Dhe UAMI çdo vit ka mundësuar që në programin e kuvendit çdokush të gjejë veten e vet. Kështu, edhe këtë vit, përveç ligjërimeve u mbajtën edhe kumtesa fetare, përkujtime shpirtërore – nga profesor Elmaz Fida – për të cilat secili prej nesh e ndjen mungesën, pas rutinës së përditshme nga e cila rrethohemi.

Në kuvendin e sivjetshëm, takimi i grave u zhvillua në një tryezë të rrumbullakët ku secila grua pati mundësinë të prezantohej dhe të japë përshtypjet personale mbi aktivitetin e UAMI-t. Nga kjo mbledhje lindën shumë ide dhe propozime për të ardhmen në lidhje me departamentin e gruas pranë UAMI-t.

2013.12

Në vazhdim përshëndetën të ftuarit e nderit nga xhamia shqiptare në Rovereto, përfaqësuar nga kryetari i saj, gjithashtu nga Forumi Rinor Islam në Maqedoni, i përfaqësuar nga anëtari i kryesisë Hasan Baftjari, i cili bëri vlerësimet e tij për këtë organizim duke e konsideruar atë si një kontribut të madh, me të cilin UAMI konfirmohet si mbrojtës i mirë dhe përçues i denjë i vlerave islame dhe kombëtare.

2013.10

 

Këtij organizimi vjetor nuk i munguan dhe aktivitetet sportive, si ndeshjet e futbollit midis meshkujve, volejbollit të femrave dhe aktiviteti argëtues me përshëndetjen e fëmijëve të UAMI-t, në mbylljen e programit.

 

2013.11

 

2013.13

Uami

L’Unione degli Albanesi Musulmani in Italia è stato fondato nel marzo del 2009 da associazioni e cittadini albanesi residenti in Italia, provenienti dalla Macedonia, Kosovo e Albania, con il fine di coadiuvare i concittadini nella salvaguardia dei valori e delle identità. I fondatori di UAMI hanno considerato le necessità di incentivare e coltivare la conoscenza, l’aiuto reciproco, la coordinazione e la collaborazione tra i musulmani albanesi abitanti in Italia. Per la prima volta la nostra comunità viene rappresentata degnamente a livello nazionale in perfetto sincronismo con le normative e le leggi italiane. A solo un anno dalla creazione, UAMI ha i suoi rappresentanti in 25 diverse città, inoltre sonno affiliati a questa unione 6 associazioni e 3 centri culturali islamici.