“Agjërimi më i mirë pas agjërimit të muajit të Ramazanit është muaji i Allahut Muharrem, kurse namazi më i mirë pas namazeve të obliguara është namazi i natës” ( Muslimi)
Të nderuar vëllezër e motra
Ju njoftojme se diten e premte 23 tetor 2015 është dita e 10 Muharrem dhe për këtë ditë i dërguari i Allahut s.a.v.s ka këshilluar të agjërohet dhe gjithashtu të shoqërohet me agjërim dita para saj ose dita pas (pra e enjtja ose e shtuna).
Profeti s.a.v.s kur u trasferua ne Medine pa se jehudet e agjëronin ditën e Ashura dhe u tha atyre: Pse e agjëroni? Ata i thanë: Kjo është një ditë e mirë, kjo është dita që Allahu i shpëtoj Beni Israilët nga armiku i tyre kështu që Musai e agjëroj atë ditë. Profeti s.a.v.s u tha: “Unë jam më parësor për ta ndjekur Musain se sa ju” kështu që e agjëroj atë ditë dhe urdhëroj që ta agjëronin edhe të tjerët” ( Buhari – Muslimi ).
Pra kush nga ju ka mundësi është mirë të agjëroj ditën e nesërme dhe të premten ose të agjëroj të premten dhe të shtunën.
Lusim Allahun e Madhëruar t’ua mundësoj dhe pranojë agjërimin e këtyre ditëve të bekuara
Es selamu alejkum