Në kuadrin e 100 vjetorit të formimit të Shtetit shqiptar, UAMI organizon:
EKSPOZITE FOTOGRAFIKE – SHQIPERIA NE FILLIM SHEK. XX
Në këtë ekspozitë do të paraqiten 50 – 60 foto bardh e zi të fillim shekullit të XX, të cilat na tregojnë momente nga jeta e përditëshme . Kjo ekspozitë do të zhvillohet pranë qëndrës ” SEICENTRO “, e cila ndodhet në Via Savona, 99 Milano. Ekspozita do mbahet e hapur nga data 14 janar deri më datën 20 janar 2013 nga ora 15:00 – 20:00. Në datë 19 janar është menduar të mbahet një takim, ku do flitet pak më gjërë për fotografitë e ekspozuara. Gjithashtu do bëhet shkas ky takim për të diskutuar mbi cështje të rëndësishme të integrimit të shqiptarëve në Itali. Në fund të këtij takimi për pjesmarrësit do të shtrohet dhe një banket me pjata tipike shqiptare.
Ju mirëpresim në numër