EventiMejtepi UAMINewsPrima Pagina

“Mejtepi që na bashkon” – UAMI nis projektin e mësim besimit për fëmijët nga 9 – 13 vjec.

kopertina mektepi UAMI

UAMI nis projektin e mësim besimit  “Mejtepi që na bashkon” 

Në 8 shMektepi UAMI - Piacenza 1kurt të këtij viti UAMI filloi projektin “Mejtepi që na bashkon” në gjashtë qytete të Italisë, me një numër total prej 94 nxënësish të moshave 9 deri në 13 vjeç. Projekti synon ti ofrojë fëmijëve, imamëve edhe prindërve një metodë të re për mësim besimin (Ndriçimi i Jetës) bashkëkohore, kualitative dhe efikase. Aplikimi i metodës në paralel në nivel nacional ka si objektiv njohjen dhe vëllazërimin e fëmijëve si në një shkollë të vetme. Metoda përbëhet nga nëntë libra të cliët kryen në një periudhë katër vjeçare.

Mektepi UAMI - Piacenza 2

Standard pedagogjik.

Metoda  është e studjuar mirë si në permbajtje dhe në ndarjen e lëndëve në të nëntë librat. UAMI vendos edhe planprogramin e mësuesit ku i përcakton ndarjen e lëndës dhe afatet kohore. Secila xhami do eci paralel sipas planit mësimor

Mektepi UAMI - Milano

Program gjithëpërfshirës

Librat kanë në brendësi të gjitha lëndët dhe tematikat bazë që nvojiten për formimin e muslimanit, si Kurani, beismi, Fik’hu, morali, hadithe të zgjedhura, historia e Profetit s.a.w.s, Texhvidi, histori te profetëve dhe njerëzve të devotshëm, si dhe pjesë artistike, poezi, ngjyrosje, pjesë teatrale etj.

Mektepi UAMI - Trento 1

 

Garimi motivacion për të gjithë

Nxënësit e të gjitha xhamive do marrin pjesë në një konkurs vjetor i cili do shoqërohet me aktivitete sportive dhe argëtuese. Fituesit do te shpërblehen me dhurata për të nxitur si femijët ashtu edhe prindërit dhe mësuesit të garojnë për rezultate sa më të mira.

Mektepi UAMI - Trento 2Njohje dhe vëllazërim

Gjatë aktiviteteve si konkursi vjetor, pikniku apo turneu i futbollit fëmijët do kenë mundësinë të njihen nga afër me njeri tjetrin, të krijojnë shoqëri dhe mbi të gjitha do kuptojnë se ata kanë shumë vëllezër që mësojnë fenë si ata.

Show More

Uami

L’Unione degli Albanesi Musulmani in Italia è stato fondato nel marzo del 2009 da associazioni e cittadini albanesi residenti in Italia, provenienti dalla Macedonia, Kosovo e Albania, con il fine di coadiuvare i concittadini nella salvaguardia dei valori e delle identità. I fondatori di UAMI hanno considerato le necessità di incentivare e coltivare la conoscenza, l’aiuto reciproco, la coordinazione e la collaborazione tra i musulmani albanesi abitanti in Italia. Per la prima volta la nostra comunità viene rappresentata degnamente a livello nazionale in perfetto sincronismo con le normative e le leggi italiane.

Articoli correlati

Back to top button