Siç tashmë është bërë traditë në shoqatën tonë, Unioni i Shqiptarëve Muslimanë në Itali po hedh hapat përgatitorë për organizimin e Takimit Vjetor të rradhës i cili do të mbahet vitin e ardhshëm gjatë pushimeve të pashkëve. Tema e takimit vjetor është edhe boshti kryesor rreth të cilit do strukturohet e gjithe puna në vijim prandaj Kryesia e sheh të udhes që duke filluar nga ky çast e deri ne fund te muajit nëntor 2013 të lërë të hapur propozimet për projekt-ide rreth temës.
Propozimi duhet të jetë i mirëstrukturuar me pika( nga 4 deri në 6) dhe nënpika ku të gjitha pikat dhe nënpikat të jenë të bashkërenditura në mënyrë koherente dhe të kenë lidhje organike me njëra-tjetrën. Propozimet e pastrukturuara ose pikat pa lidhje me njëra tjetrën nuk do të merren parasysh. Autori i projektit duhet të japë shpjegimet e tija bindëse mbi rëndësinë e projektit të propozuar si dhe emrat e relatoreve respektivë mbi temën e propozuar. Më poshtë po ju prezantojmë një shembull sesi duhet strukturuar projekt ideja mbi temën:
TEMA E TAKIMIT VJETOR 1. Tema e parë (emri i relatorit) a) … b) … c) … d) Etj.
2. Tema e dytë (emri i relatorit) a) … b) … c) … d) Etj.
3. Tema e tretë (emri i relatorit) a) … b) … c) … d) Etj
4. Tema e katërt (emri i relatorit) a) … b) … c) … d) Etj.
5. —————————– 6. —————————–
Temat e takimeve vjetore ndër vite:
1. Viti 2008, nuk ka pasur temë specifike. 2. Viti 2009, nuk ka pasur temë specifike. 3. Viti 2010, “Islami dhe perëndimi në të ardhmen e shqiptarëve”. 4. Viti 2011, “Convivere con i valori della religione” (Të bashkëjetosh me vlerat e fesë). 5. Viti 2012, “I valori dell’Islam nell’equilibrio economico-sociale” (Vlerat e islamit në ekuilibrin ekonomiko-social). 6. Viti 2013, “Tradita Islame tek shqiptarët, vlerat dhe sfidat në një kontekst të ri”.
Temat mund ti dergoni ne adresen e shoqates: uamiassociazione@yahoo.it