EventiSeminari

U zhvillua më 24-25 janar 2015 seminari: “Mësimbesimi për fëmijë”

Unioni i Shqiptarëve Musliman në Itali zhvilloi me sukses seminarin dy ditor me titull “Mësim Besimi për fëmijë”, i cili u mbajtë në ambientet e hotel “Baistrocchi”, Salsomaggiore Terme (PR) në datat 24-25 janar.

11    46

Në këtë seminar profesori i nderur Sabaudin Jashari prezantoi për të pranishmit një plan-program mësimor për lëndën e mësim besimit në gruposhat e ciklit shkollor 9 vjecar.

58

Ky plan-programi mësimor është një punim didaktik i pregatitur me profesionalizëm dhe me nivel të larte nga departimenti i edukimit pranë shoqates “Ardhmëria” Tirane (ALB), departiment ky i drejtuar nga profesori i nderuar.

49    9

 

Në fund të këtij takimi profesori i nderuar Sabaudin Jashari përkrah planit-mësimor që shpjegoi në detaj bëri dhe prezantimin e librit i cili do të zhvillohet në ciklin e parë mësimor. Materiali didaktik në fjalë u nda nga bordi koordinues i këtij projekti për katër xhematet e para që do të aplikojnë këtë plan-program. Ky program mësimor ngjalli interes tek pjesmarrësit për pregatitjen e tij profesionale dhe metodikën interaktive që paraqet duke e mbështetur programin mësimor jo vetëm në mënyrën klasike të zhvillimit në klasë, por alternimin e tij (programit) edhe me aktivitete të tjera shoqëruese si konkurse midis shkollave, eskursione të përbashkëta, etje. Jemi të bindur se ky program mesimor do jetë një hap vendimtar drejt përmirësimit dhe rritjes së nivelit të mësimdhënies për shkollat e ndryshme të mësim besimit këtu në Itali e sidomos për xhematet shqipfolëse kudo që ndodhen. Falenderojmë me këtë rast të gjithë ata që ndihmuan në zhvillimin e këtij takimi, ku në vecanti departimentin e edukimit pranë shoqatës “Ardhmëria” dhe prof. Sabaudin Jashari.

Më poshtë po prezantojmë dhe momentet e ligjërimit të relatorëve të ftuar në këtë seminar:

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Show More

Uami

L’Unione degli Albanesi Musulmani in Italia è stato fondato nel marzo del 2009 da associazioni e cittadini albanesi residenti in Italia, provenienti dalla Macedonia, Kosovo e Albania, con il fine di coadiuvare i concittadini nella salvaguardia dei valori e delle identità. I fondatori di UAMI hanno considerato le necessità di incentivare e coltivare la conoscenza, l’aiuto reciproco, la coordinazione e la collaborazione tra i musulmani albanesi abitanti in Italia. Per la prima volta la nostra comunità viene rappresentata degnamente a livello nazionale in perfetto sincronismo con le normative e le leggi italiane.

Articoli correlati

Back to top button