Nё datё 19 dhe 20 Tetor, nё ambjentet e Hotel EuroCamp, Cesenatico, u zhvillua seminari me titull “Islami, fe e mesatares”. Ligjёruan nё kёtё seminar profesori i nderuar Tahir Zeneli dhe hoxhё Sevgani Asani.
Hoxhё Asani ligjёroi temёn “Fenomeni i ekuilibrit nё pёrgjithёsi” dhe prof. Zeneli temёn “Koncepti i sё mesmes nё Islam”.
Hoxhё Asani analizoi dhe shjetlloi, sesi Islami ёshtё njё fe ndryshe nga çdo fe tjёtёr, dhe dallimi nga tё gjitha fetё ёshtё sepse Islami dallohet me mesataren, me ekuilibrimin e çdo pjese pёrbёrёse tё pёrceptimit tё jetёs me Islam dhe gjithё bota ёshtё e bazuar nё jo ekstremet e saj por nё ekuilibёr, çdo gjё nё tokё dhe nё qiell ёshtё nё ekuilibёr qё tё funksionoj dhe tё jetё nё harmoni.
Mestarja e cila si pёrshkruhet dhe nё ajetin Kur’anor: “ Dhe ne ju krijuam njё popull mesatar dhe mes jush shёmbulli mё i mirё ёshtё i Dёrguari juaj.”, argumenton kёtё fenomen dhe nё besimin tonё, njё dijetar thotё: “Islami ёshtё midis kufrit dhe shirkut”, kёto janё dy ekstremet tё cilat nuk janё prej Islamit.
Gjithashtu shpjegon se dhe nё fe jo tё gjithё i kane qёndruar tё mesmes, ku disa dolёn prej rruges sё drejtё, devijuan duke kaluar nё ekstreme dhe jo duke qёndruar nё “siratul mustekim” (rrugёn e drejtё).
Prof. Zeneli, shtjelloi konceptet bazё tё zё mesmes nё Islam dhe pasuroi ato koncepte me argumentet pёrkatёse, duke e pёrkufizuar si mёposhtё:
“E mesmja është një linjë e moderuar e cila ndiqet në të gjitha çështjet e jetës, në perceptime, metoda dhe qasje. Ajo është një kërkim i pandërprerë i të vërtetës, si në orientim dhe zgjedhje. E mesmja nuk është thjesht një qëndrim mes ekstremizmit dhe shfrenimit, por është një qasje intelektuale dhe një qëndrim moral dhe sjellor.” Profesori i nderuar nё pёrkufizimin e mёsipёrm bazohet nё ajetin Kuranor: “Por përpiqu me atë që të ka dhënë Allahu të fitosh jetën e botës së ardhshme, duke mos harruar pjesën tënde në këtë botë. Bëju mirë të tjerëve, ashtu si të ka bërë mirë ty Allahu. Mos kërko ngatërresa në Tokë, sepse Allahu nuk i do ngatërrestarët.” (Kasas, 77)
Gjithashtu profesori tregoi mbi shkollat pёrkatёse tё sё mesmes, duke pёrmёndur disa modele dijetarёsh tё cilёt ndjekin dhe ftojnё nё metodologjinё e sё mesmes, si: Dr. Muhamed Hibr Jusuf, Dr. Muhamed Amare, etj
Unioni UAMI organizon seminare formuese drejtuar antarёve tё kёshillit dhe mё gjerё, tё cilat pasurojnё njohuritё fetare, pёrforcojnё lidhjet vёllazerore, dhe pёrmirёsojnё ecurinё e bashkёpunimin nё aktivitetet e shoqatёs.