Home / Eventi / Convegno / Takimi XII vjetor Uami

Takimi XII vjetor Uami

Leggi la versione in Italiano

Esselamu alejkum,

Ju njoftojmë që me datë 20-21-22 prill 2019 do të zhvillohet Takimi XII vjetor UAMI.

Takimi do të mbahet pranë  ambienteve të “Bella Italia Village”  Via centrale 29 – 33054 Lignano Sabbiadoro UD.

Për të marrë pjesë në këtë event të veçantë treditor nevojitet pagesa e kuotave specifike, sipas mënyrave të shënuara më poshtë, dhe plotësimi i formularit të rezervimeve përpara datës 14 prill 2019.

  • 0 – 3 vjeç, falas
  •  3 – 6 vjeç, 25,00 €
  •  6 – 13 vjeç 55,00 €
  •  mbi 13 vjeç 95.00 €

Pagesat bëhen vetem me anë të bankës: IBAN: IT90 Q033 5901 6001 0000 0069 926 – Unione degli Albanesi Musulmani in Italia.

 

 

Rezervimi konsiderohet i vlefshëm vetëm pasi të keni kryer pagesën. Pagesa e mësipërme përshin hotelin dhe ushqimin duke filluar nga darka e ditës së shtunë 20 prill der në drekën ditës së hënë 22 prill. Të gjitha aktivitetet e tjera gjatë konvenjit (të shënuara në program) janë falas.

Aktivitetet:

Takimi tre ditor i UAMI-it është një event ku marin pjesë rreth 300 vetë dhe ftohen ligjërues nga Shqipëria, trevat e shqipërise dhe Italia.

Përvec ligjëratave fetare dhe kulturore takimi përfshin edhe shumë aktivitete të tjera, si turne mini-futbolli, aktivitete enkas për femrat, program zbavitës dhe kulturor për fëmijët, panair, workshope etj.

Ligjëruesit në këtë takim janë:

Fatmir Baçi, Saimir Ismaili, Besnik Sinani, Vladimir Kera, Manjola Hyseni Cullaj.

Na ndiqni:
uamionline.it,

facebook.com/uamiassociazione

youtube.com/uamiassociazione

#convegnouami2019

 

Për informacione:
• E-mail: convegno@uamionline.it
• +39 327 583 5245 (pas orës 18.00)

 

Uami

L’Unione degli Albanesi Musulmani in Italia è stato fondato nel marzo del 2009 da associazioni e cittadini albanesi residenti in Italia, provenienti dalla Macedonia, Kosovo e Albania, con il fine di coadiuvare i concittadini nella salvaguardia dei valori e delle identità. I fondatori di UAMI hanno considerato le necessità di incentivare e coltivare la conoscenza, l’aiuto reciproco, la coordinazione e la collaborazione tra i musulmani albanesi abitanti in Italia. Per la prima volta la nostra comunità viene rappresentata degnamente a livello nazionale in perfetto sincronismo con le normative e le leggi italiane. A solo un anno dalla creazione, UAMI ha i suoi rappresentanti in 25 diverse città, inoltre sonno affiliati a questa unione 6 associazioni e 3 centri culturali islamici.