U rrealizua me sukses takimi i rradhës i Institutit UAMI, fundjavën e shkuar 17-18 shkurt 2018 ne Salsomaggiore Terme (PR), me Prof. Sabahudin Jasharin dhe Prof. Abedin Musallari.
Në këtë takim u diskutua libri “Si të bashkëveprojmë me Synetin” i Dr. Jusuf Kardavit.
Projekti i institutit për studime fetare lindi si nevojë e nje gjenerate aktivistësh të angazhuar ne ftesën islame në Itali. Instituti është i shtrirë në një periudhë 3 vjeçare, me takime periodike në klasë dhe mësim në distancë. Në program parashikohen 12 referenca nga lëmi të ndryshme fatare (një libër çdo 3 muaj) duke nisur nga Shkencat e Kuranit, Hadithi, historia islame, Usul Fik’hu etj.