Falenderimi i takon Allahut, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Profein Muhamed (s.a.v.s)
Me rasin e ardhjes sё muajit tё madhёrueshёm tё Ramazanit, UAMI i pёrcjell urimet mё tё sinqerta gjithё besimtarёve muslimanё shqiptarё nё Itali dhe kudo nё botё. Qoftё ky njё muaj mёshire, falje dhe shpёtimi.
Zoti pranoftё sakrificёn dhe mundёsoftё nё kёtё muaj tё begatё bashkimin, vёllazёrimin dhe dashurinё midis muslimanёve shqiptarё nё Itali dhe kudo nё botё.
Data e fillimit tё muajit tё Ramazanit:
Njoftojmё tё gjithё besimtarёt muslimanё me banim nё Itali se UAMI duke u nisur nga takimi i zhvilluar nё Milano mё 7 qershor 2014 i ideuar dhe promovuar nga Shoqata Islamike Italiane e Imamёve dhe Drejtuesve Fetarё (L’Associazione Islamica Italiana degli Imam e delle Guida Religiose), ndёrmjet shoqatave kryesore islame me vepritari nё territorin italian mbёshtet dhe firmos deklaratёn e dalё nga kjo mbledhje nё tё cilёn u vendos se pёr llogaritjen e datave tё fillimit dhe mbarimit tё muajit Ramazan, do tё mbёshteten nё vendimin e marrё nga Kёshilli Europian pёr Fetva dhe Studime nё seminarin e XIX tё mbajtur nё Stamboll nё datat 8-12 Rexheb 1430 / 30 Qershor – 4 Korrik 2009, tё cilёt i referohen llogaritjeve astronomike pёr pёrcaktimin e fillimit tё muajve tё vitit hёnor.
Kёshtu, duke u mbёshtetur nё argumente sheriatike, tё cilat mundёsojnё lehtёsimin e jetёs sё muslimanёve tё sotёm, veçanёrisht muslimanёve tё Europёs, komunikojmё se:
Fillimi i muajit Ramazan, do tё jetё insha’Allah, tё shtunёn, mё datё 28/06/2014.
Zekati i Fitrit:
Kёtё vit vlera e dhёnies sё Zekatit tё Fitrit ёshtё € 6,00 pёr person.
Zekati jepet nё vёndin ku ёshtё kryher agjёrimi, mund tё jepet nё vёnd tjetёr pasi tё jenё pёrmbushur nevojat e atij vёndi, ose mund tё jepet nё vёnde tё veçanta ku njёrёzit jetojnё nё kushte tё vёshtira jetёsore si Palestinё, Siri dhe nё çdo situatё tjetёr analoge.
Gjithashtu mund tё bashkёpunohet me shoqatat humanitare pёr qёllimet qё u pёrmёndёn mё sipёr.
Unioni i Shqiptarёve Muslimanё nё Itali – UAMI
Milano, 23/06/2014.
Shkarkoni kёtu deklaratёn e shoqatёs sё imamёve