EventiFotoNews

U zhvillua në Genova turneu i minifutbollit UAMI 2014

IMG-20141102-WA0006

U zhvillua në Genova turneu u parë i minifutbollit UAMI më 1 nëntor 2014. Në këtë turne morrën pjesë tetë skuadra nga qytete të ndryshme të Italisë. Qëllimi i këtij turneu në vetvete nuk ishte garimi për të fituar, por ashtu si dhe në aktivitetet e kaluara qëllimi ishte bashkimi dhe forcimi i lidhjeve vëllazërore midis muslimanëve shqiptarë me banim  në Itali.

 

Që në fillim të takimit u vu re një atmosferë e ngrohtë vëllazërore e cila u përforcua dhe nga kushtet e shkëlqyera atmosferike.

 

DSCF2317 copia                DSCF2301 copia

Pasi u prezantuan  pjesmarrësit  u hodh dhe shorti i ndeshjeve duke i ndarë skuadrat në dy grupe. Takimi filloi me ndeshjet e para të cilat u karakterizuan nga një ritëm i mirë i lojës. Gjatë gjithë takimit u vu re një frymë e mirë miqësie dhe vëllazërie midis pjesmarrësve edhe pse një pjesë e mirë e tyre nuk njifeshin më parë me njëri–tjetrin.

2 copia                                 1 copia

 

Nga ndeshjet në grup dolën në finale dy ekipet e Genovas të cilat ishin përkatësisht Genova A (puntor) dhe Genova B (studentë). Kjo finale përfundoi me fitoren e ekipit Genova A me rezultatin 1-0.

 

4 copia                         3 copia

Në fund të turneut iu dorëzua ekipit fitues nga ana e presidentit UAMI dhe kupa të cilën e ngriti kapiteni i ekipit duke iu bashkëngjitur më pas dhe i gjithë ekipi. Në vazhdim për të gjithë pjesmarrësit e turneut u shpërndanë në formë mirënjohje nga një medalje nderi, të cilat u ofruan nga shoqata ASSAL.

Në fund të turneut hoxha i nderuar Enest Berzha mbajti dhe një fjalim të shkurtër për pjesmarrësit, duke iu kujtuar rëndësinë e takimeve të tilla si një mundësi e mirë për të forcuar lidhjet vëllazerore me njëri-tjetrin dhe mbi të gjitha duke përkujtuar mirësinë e madhe që Allahu i Madhëuar na ka dhënë duke na mbajtu të bashkuar. Gjithashtu imami i nderuar nuk la pa u kujtuar pjesmarrësve rëndësinë e adhurimit dhe falenderimit të Allahut xh.sh në cdo vend e në cdo kohë me qëllim ruajtjen dhe përmirësimin e besimit.

Takimin e mbylli presidenti i UAMI-t duke përshëndetur  të gjithë pjesmarrësit e duke u uruar të takohemi sërisht në aktivitetet në vazhdim.

 

DSCF2487 copia

Këto janë dhe rezultatet e këtij turneu:

Milano A      2 – 1      Firenze

Genova A     2 – 1      Milano B

Genova A     5 – 2      Milano A

Firenze         1 – 4       Milano B

Milano A      3 – 4       Milano B

Firenze         1 – 5       Genova A

 

Bergamo       3 -3        Piacenza

Genova B      5 – 1      Imperia

Bergamo       3 -3        Genonova B

Imperia         1 – 3       Piacenza

Bergamo       7 – 0       Imperia

Piacenza        1- 5        Genova B

 

FINALE

Genova A  1- 0  Genova B

Show More

Uami

L’Unione degli Albanesi Musulmani in Italia è stato fondato nel marzo del 2009 da associazioni e cittadini albanesi residenti in Italia, provenienti dalla Macedonia, Kosovo e Albania, con il fine di coadiuvare i concittadini nella salvaguardia dei valori e delle identità. I fondatori di UAMI hanno considerato le necessità di incentivare e coltivare la conoscenza, l’aiuto reciproco, la coordinazione e la collaborazione tra i musulmani albanesi abitanti in Italia. Per la prima volta la nostra comunità viene rappresentata degnamente a livello nazionale in perfetto sincronismo con le normative e le leggi italiane.

Articoli correlati

Vedi anche
Close
Back to top button