Comunicati

Solidaritet me popullin martir palestinez

Free Gaza

Unioni i Muslimanëve Shqiptar në Itali – UAMI, dënon me forcë dhunën dhe gjenocidin që po ushtrohet në këto momente kundër popullit martir të Gazës në Palestinë. Përballë kësaj masakre që vazhdon tashmë prej dekadash nuk mund të heshtet me dhe të mbyllen sytë. Në këto momente banorët martir të Gazas po bombardohen me teknologjinë ushtarake më moderne të kohës dhe nga një prej ushtrive më të mirëorganizuar dhe pa më të voglën mundësi për tu mbrojtur. Një popull pa ushtri, pa armë dhe vetëm me gurë në dorë po vritet sistematikisht nga shteti fashist i izraelit, një shtet ky që sot e kësaj dite vazhdon të ekzistoj mbi padrejtësine dhe grabitjen e tokës së një populli martir.


Në këto momente të vështira për popullin palestines UAMI i bën thirrje të gjitha institucioneve ndërkombëtare të marrin masa dhe të ndërhyjnë për të ndaluar këtë masakër, duke i dhënë fund njëherë e mirë kësaj padrejtësie që vazhdon prej dekadash tashmë.
Qeverive demokratike perëndimore i bëjmë thirrje ta ngrenë zërin para kësaj masakre dhe mos të heshtin pasi vetë janë themeluar mbi drama dhe masakra si ato të luftës së parë dhe dytë botërore dhe ato nuk mund të heshtin para këtij gjenocidi. Historia ka për të folur dhe ajo ka për ti dënuar ata që sot heshtin dhe bëjnë sehir përball këtij gjenocidi modern.


Duke e mbyllur shprehim solidaritet me popullin martir palestinez dhe lusim Allahun e Madhëruar t’ua lehtësojë vëllezërve dhe motrave në Gaza që aq shumë po vuajnë gjatë këtyre ditëve të vështira dhe sprove ekstreme. Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.

 

Unioni i Muslimianëve Shqiptar në Itali

Milano, 12/07/2014

Show More

Uami

L’Unione degli Albanesi Musulmani in Italia è stato fondato nel marzo del 2009 da associazioni e cittadini albanesi residenti in Italia, provenienti dalla Macedonia, Kosovo e Albania, con il fine di coadiuvare i concittadini nella salvaguardia dei valori e delle identità. I fondatori di UAMI hanno considerato le necessità di incentivare e coltivare la conoscenza, l’aiuto reciproco, la coordinazione e la collaborazione tra i musulmani albanesi abitanti in Italia. Per la prima volta la nostra comunità viene rappresentata degnamente a livello nazionale in perfetto sincronismo con le normative e le leggi italiane.

Articoli correlati

Back to top button