Nata e shpresës
event bamirësie në mbështetje të jetimëve dhe të njërëzve në nëvojë
Ishte kjo thirrja që organizata e njohur Islamic Relief (IR) bëri për muslimanët me banim në Itali. Një tur takimesh në disa nga qytete kryesore duke filluar nga Trento, Torino, Milano e në fund Bologna.
Islamic Relief në këtë tur arriti të sensibilizoj një pjesë të mirë të muslimanëve, ku në fillim ka paraqitur një përmbledhje të punës së bërë deri më tani dhe projektet e zhvilluara në Afrikën Qëndrore, Palestinë, Siri, etje. Një kujdes të vecant në projektet e tij IR i kushton dhe fëmijëve jetim në të gjithë botën duke i kërkuar dhe të pranishmëve që të bëheshin pjesë e adoptimit në distance të një jetimi.
Në takimin e Milanos morri pjesë dhe një përfaqësi e UAMI-t. Duke përfituar nga rasti përfaqësia UAMI i shprehu mbështetjen drejtuesve të IR në rrugën e tyre fisnike në ndihmë ndaj njërëzve në nevojë.
Ngelëm jashtëzakonisht të gëzuar kur në fund të këtij turi eventesh morrëm vesh se ishin mbledhur gjithsej € 775.258,00. Kënaqësia jonë ishte e pamasë pasi me këtë shumë mendojmë se shumë jetim apo njërëz në nevojë do të kenë një mbështetje dhe një ndihmë.
Megjithëse jemi të sigurtë se pjesë e këtij kontributi kanë qënë në mënyrë individuale edhe shumë shqiptar musliman, kemi dëshirën që si UAMI ti bashkangjitemi kësaj iniciative dhe u bëjmë thirrje të gjithë vëllezërve dhe motrave apo dhe të gjithë bashkëatdhetarëve tanë që duan të japin kontributin e tyre financiar të na kontaktojnë për të marrë informacion në adresën tonë mail; info@uamionline.it duke specifikuar kërkesën “ Nata e shpresës – adopto një jetim”. Mbledhja e kontributeve financiare për të interesuar do të jetë e hapur nga UAMI deri më datë 24 dhjetor 2014 e pas kësaj date do të procedojmë me nisjen e shumës së mbledhur në llogarinë e shoqatës IR.
Mos harroni se kjo nisëm është në vecanti për “JETIMET”, prandaj i kujtojmë vetes në rradhë të parë e pastaj të gjithë juve se:
Profeti ( a.s) thotë: “Kush e garanton jetimin do të jetë me mua në xhenet si këto të dy, duke bashkuar dy gishtat e tij, të mesit dhe treguesin”