Udhëzim mbi situatën në Shqipëri drejtuar xhamive shqiptare në Itali.
Të nderuar vëllezër dhe motra,
Duke u nisur nga situata aktuale shumë e rëndë, ku lëkundjet vazhdojnë për çdo ditë, numri i të vdekruve i ka kaluar 43 dhe të plagosur janë mbi 750 dhe shumë të tjerë kanë ngelur të pa strehë, ndërkohë që numri rritet çdo ore;
Ju bëjmë thirrje të angazhoheni në komunitetet tuaja si më poshtë:
- Ditën e xhuma t’ja dedikoni Shqipërisë duke sensibilizuar xhematin dhe bërë thirrje për ndihmë financiare. Shumat e mbledhura mund ti dërgoni edhe nëpërmjet UAMI-it. Stafi ynë do të angazhohet dhe ndjek me kujdes shpërndarjen vet dhe nëpërmjët shoqatave humanitare të besueshme, më të cilat bashkëpunojmë që tashmë 10 vjet.
- Të bëni thirrje për të mbledhur shtretër (dyshekë), çadra, batanije por edhe veshje dimri në përgjithësi dhe sende të tjera për njerëzit që janë sistemuar në tenda dhe flen jashtë. Veç xhematit tuaj, për këto mund të kontaktoni edhe në Caritas dhe qëndra të tjera. Sa i përket dergimit në Shqipëri, ekzistojnë shumë agjenci autobusëah që ofrojnë transportin falas, nga gjithë Italia dhe Evropa (këtu gjeni listën e tyre të plotë).
- Ju ftojmë të bëni lutje për të vdekurit, të lënduarit dhe gjithë viktimat dhe familjet e tyre.
Milano 28/11/2019
Kryetari
Altin Braka
Udhezim mbi situaten pas termetit ne Shqiperi, drejtuar xhamive shqiptare.